Çfarë do të thoshte nënshkrimi i Luis Suarez për Ronaldon? |
Luis Suarez e ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Liverpool në sezonin e ardhshëm, dhe Real Madrid është ekipi më i mundshëm ku ai mund të transferohet. Raporte të shumta gjatë verës kanë treguar se sulmuesi i Uruguajit ka shprehur dëshirë që të kalojë në klubin madrilien.
Me të tilla hipoteza dhe me mundësi reale që Suarez të transferohet tek galaktikët gjatë verës, duhet të mendojmë se si do të ndikonte një transferim i tillë tek ylli i Realit - Cristiano Ronaldo.
Real Madridi tashmë ka bërë një lëvizje të madhe në fazën sulmuese, duke transferuar talentin Isco, por kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndikim të madh tek Ronaldo. Talenti i të riut Spanjoll nuk mohohet, por nuk është edhe aq yll sa Luis Suarez, dhe kështu që ai nuk mund të ketë as vëmendjen që do kishte Suarez.
Pa dyshim se nënshkrimi i Iscos ka edhe anët pozitive - si rritjen e konkurrencës në fazën sulmuese, që do sillte edhe rritjen e kualitetit, por kjo temë është për të u shtjelluar një herë tjetër.
Një vend gjithsesi se duhet të i lirohet Suarez për të u transferuar, dhe si duket Higuain do të jetë "kurbani" i këtij transferimi, pasi është edhe në shitje nga Madrilienët.
Në rast se Higuain largohet dhe Suarez vjen, pritet që kjo të jetë një gjë e mirë dhe shumë pozitive për Cristiano Ronaldon.
Ylli Portugez nuk do të brengosej fare nëse do të nënshkruante edhe një yll tjetër i madh. Edhe pse ndoshta nuk do ta kishte "të detyrueshme" që të mirëpriste transferimin e Suarez, ai do të i shikonte përfitimet e kësaj lëvizje për të mirën e tij. Madje, për të mirën e tij më i mirëseardhur do të ishte Suarez se sa Bale.
Ka dy arsye kryesore për këtë të fundit.
E para është se Bale është në kulmin e karierës së futbollit, andaj do të ishte shumë më konkurrues se Suarez kundrejt Ronaldos. Ai u bë kryesori tek Tottenhami, dhe paratë e mëdha që do duhej të paguante Reali do ta bënin edhe më të rëndësishëm. Në anën tjetër për Suarez nuk do duhej të paguhej një shumë aq e madhe, dhe kjo do të bënte më pak bujë në Madrid.
E dyta është se Bale e Ronaldo luajnë në pozicione të ngjajshme. Sigurisht, mund të provoheshin pozita të ndryshme - Bale në të majtë, Ronaldo në të djathtë ose anasjelltas, ose madje Ronaldo mund të shkonte në qendër që të e akomodonte Uellsianin. Por, e gjitha qëndron në atë se Ronaldo nuk do të ndëronte pozicion për ndonjë lojtarë tjetër, pamvarsisht talentit të tij.
Këtë gjë nuk do të duhej ta bënte me Suarezin.
Përveç talentit individual (për të cilin do të flasim më poshtë), nuk mund ta mohojmë se Suarez është një lojtar që luan për ekipin. Ai nuk e ka problem të luajë me Cavanin apo edhe Forlan ndonjëherë në kombëtaren e Uruguajit, e madje edhe në Liverpool, kur erdh Sturridge u tërhoq prapa.
Shenja të vogla ndoshta, por që tregojnë se nuk e ka problem të mos jetë në qendër të vëmendjes. Suarez do të shkonte në Madrid duke ditur se ai nuk është "ylli" i skuadrës, kurse për Bale do të ishte e kundërta. Pas gjithë kësaj, Suarez do të formonte një dyshe mjaft të mirë me Ronaldon.
Ai do të luftonte për një vend në sulm me Benzeman, i cili tashmë i di teket e Portugezit, por lëvizjet, kreativiteti dhe finishi i tij do të ndihmonin që presioni në Ronaldon të ulet. Ai ka shënuar 30 gola në 44 ndeshje në sezonin e fundit.
Nëse e fiton vendin startues, Suarez do të ishte "një Benzema më i shkathët", më "dredharak" e të lëvizshëm dhe dikë që, kur është në formë do të paraqiste një rrezik më të madh tek kundërshtari.
Statistikat e WhoScored tregojnë se Uruguajani kishte 2.2 pasime kyçe dhe 2.6 driblime të suksesshme në një ndeshje, kurse Benzema 1.3 pasime kyçe e 0.6 driblime.
Nëse ai nuk do të tregonte mjaft në fushë, që vështirë se do të ndodhë, Suarez do të tërhiqte paksa edhe vëmendjen e medias nga Ronaldo.
Mediat Spanjolle ndoshta nuk do të jenë edhe aq kritikuese sa ato Angleze, por që gjithsesi se do të interesoheshin mjaft për galaktikun e ri.
Në përgjithësi, Ronaldo do të përfitonte në disa aspekte nëse Suarez do të transferohej në Madrid. Ai do të kishte një yll tjetër që të largonte presionin dhe në njëfarë forme edhe pritshmëritë nga vetja, dhe gjithashtu do të largonte edhe "vëmendjen e tepër" brenda e jashtë fushës.
0 comments:
Post a Comment