Transferimi i Thiago Alcantaras tek Bayerni do të ishte gabim për lojtarin? |
UPDATE: Bayerni Zyrtarizon Transferimin e Thiagos nga Barcelona.
Thiago Alcantara nuk do të mund të fajësohej nëse largohet nga Barcelona për shkak të mungesës së angazhimit në ekip të parë. Por, cila do të ishte esenca nëse ai largohet nga banka rezervë për të shkuar në bankë rezervë përsëri?
Raportet më të fundit tregojnë se ai është shumë pranë largimit dhe bashkangjitjes tek kampioni i Evropës Bayern, nën urdhërat e Guardiolës.
Sky Italy confirms Thiago Alcantara has signed for Bayern MunichJanë dy mënyra se si duhet të shikohet kjo lëvizje e mundshme e Thiagos në Bayern - ose Guardiola i ka premtuar atij vend në formacionin bazë, duke larguar kështu njërin nga lojtarët aktual që ka, ose Thiago preferon që të jetë nën urdhërat e një menaxheri që tashmë e njeh, në vend se të transferohet tek Manchester United.
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) July 11, 2013
Sepse, në United vendi i tij në formacionin Startues nuk do të ishte një pikëpyetje. Edhe United duket se ka shumë dëshirë që ta transferojë atë.
A mos ndoshta njëri nga këta lojtarë nuk është në planet e Guardiolës?
Është e vështirë të paramendohet se Gotze apo Schweinsteiger nuk do të kenë rolin e startuesit rregullisht në skuadër, kurse Mueller ma gjasë do të vendoset në një pozicion më anësor. Martinez ishte mjaft i mirë sezonin e fundit dhe i kushtoi kogja para Bayernit, kurse Kroos ishte ndër lojtarët më të mirë të Bayernit deri sa një lëndim i dha fund sezonit para kohe.
Dhe është poashtu vështirë e mundur që Guardiola të ngatërrohet shumë me skuadrën që domionoi në Evropë e Bundesligë sezonin e fundit.
Në Manchester United, Thiago do të ishte një startues konstant, me shumë gjasë përkrah Carrick në mesfushë. Do të luante si Deep Lying Playmaker, dhe do të kishte hapsira për të u rritur edhe më shumë, i rrethuar nga sulmues të kalibrit të lartë.
Në Bayern Munich duket se do të ishte më shumë si një zëvendësues i Schweinsteiger, ndërsa Martinez e Gustavo do të ndërroheshin në pozicionin e mesfushorit defanziv. Ndoshta një lojtar do të sakrifikohej - Gustavo me gjasë, dhe Thiago do të formonte një dyshe me Schweinstegier, i cili do të luante në një pozicion më defanziv.
Mirëpo, duket se Thiago po e len një mesfushë të stërngarkuar për një tjetër të tillë. Nëse ai dëshiron që të ketë të garantuar vendin e startuesit, duhet të shkojë në një klub të tillë, dhe Bayern nuk duket se është një ekip që ia mundëson këtë gjë. Ndryshe do të ishte në Manchester. Do të kishte shumë më shumë hapsira.
Çfarë mendoni ju për këtë lojtar? A ia vlen të kalojë në Bayern? A do të gjejë hapësira të mjaftueshme? Shprehuni në hapsirën për komente.
0 comments:
Post a Comment