Disa aspekte në të cilat Gerard Pique duhet të përmirësohet në sezonin vijues

13.7.13

Disa aspekte në të cilat Gerard Pique duhet të përmirësohet në sezonin vijues

Nuk ka dyshim, e nuk është as "sekret", se Barcelona ka vuajtur në mbrojtje në sezonin e fundit, dhe në fakt është reparti që ka nevojë urgjente për të u përforcuar. Megjithatë, që vija e mbrojtjes të funksionoj më së miri, një lojtar duhet të përmirësohet.

Gerard Pique ka qenë për një kohë të gjatë zëvendësues i Puyolit në mbrojtjen e Barcelonës, por ato ditë kanë shkuar. 26 vjeçari ka mundësi që të jetë ndër mbrojtësit më të mirë në botë, megjithatë për të arritur këtë gjë duhet të përmirësohet në disa aspekte.

Të jetë më i rrezikshëm në zonë
Barcelona është një skuadër që njihet për korneret e shkurtër. Pothuajse është lëvizje e parashikueshme kur Xavi drejtohet tek flamuri i kornerit - ai do të i pasojë lojtarit më të afërt. Jo shpesh bën krosime të gjata drejt zonës.

Pique është lojtari më i gjatë i Barcelonës - 1.92m. Megjithatë, ai rrallë shfaqet i rrezikshëm në zonë gjatë goditjeve nga këndi. Mbrojtësi i Barcelonës duhet të përmirësojë saktësinë e goditjeve me kokë që të bëhet një lojtar më i mirë, dhe më e rëndësishmja - të i japë Barcelonës më shumë mundësi në sulm.

Nuk është e rrallë që gjatë lojës të shohim Piquen të i bashkangjitet sulmit, dhe të jetë pjesmarrës në krosimet eventuale që i bën skuadra e Barcelonës. Por, problemi është se goditjet e tij me kokë rrallë i testojnë portierët kundërshtar. Zakonisht ndodh që ai e gjuan larg portës, dhe topi i ipet kundërshtarit.

Nëse Pique mund të arrij të bëhet më i rrezikshëm në këtë aspekt, jo vetëm se do të përmirësohej shumë individualisht, por edhe do i jepte një mundësi më shumë Barcelonës në goditjet nga këndi, e jo të vazhdohet me qarkullimin e topit në mesfushë edhe nga ajo situatë (goditja nga këndi).

Të i mbrojë goditjet e lira e krosimet e kundërshtarit
Përkundër gjatësisë së tij, Pique ka treguar se nuk është aq i aftë për të mbrojtur kur topi është në ajër. Përkundër asaj se ka bërë disa ndërhyrje të shkëlqyeshme, ai gjithashtu ka bërë gabime të shumta duke i dhënë hapsira kundërshtarëve.

Pique e Busquets janë "të vetmit lojtarë të mëdhenjë" tek Barcelona, andaj përgjegjësia për të mbrojtur topat e lartë bie mbi ta. Mirëpo, fatkeqësisht për Barcelonën, asnjëri nga ta nuk është edhe aq i mirë në lojën në ajër.

Megjithatë, si një mbrojtës i vërtetë, Pique duhet të përmirësohet shumë shpejt në këtë aspekt.

Nëse Pique do të përmirësohet në goditjet në ajër, atëherë Barcelona do të kishte më të lehtë të i kontrollonte aksionet nga godijet që sjellin lojën me topa të gjatë. Edhe Busquets duhet të përmirësohet, por e gjitha fillon nga Pique.

Duhet të bëhet më konsistent (i qëndrueshëm)
Njëri ndër aspektet më të "mërzitshëm" të Piques për fansat e Barcelonës është mos-qëndrueshmëria e tij. Ai duhet të bëhet më i qëndrushëm nëse dëshiron të arrij në potencialin e tij të plotë.

Kur Pique u kthye në fillim në Barcelonë, ishte ndër mbrojtësit më të mirë në planet. Aftësija e tij mbrojtëse dhe fuqia e tij u "përshtatën" shumë mirë, dhe me Puyolin formuan një mur të vërtetë në mbrojtje.

Megjithatë, me kalimin e kohës nuk duket më ashtu.

Gerard Pique u bë tejet i paqëndrueshëm deri në atë pikë sa askush nuk është i sigurt se "cili Pique" do të shfaqet në ndeshje. Njëherë shfaq aftësitë e tij më të mira, duke treguar se është ndër mbrojtësit më të mirë në botë, por në ndeshjen tjetër bën gabime të shumta.

26-vjeçari nuk mund të vazhdojë më kështu. Ai duhet të kap ritmin dhe të jetë tejet i qëndrueshëm, ose Barcelona do të pësojë shumë nga kjo dobësi e tij.

Pique duhet të bëhet lider
Është ndoshta përmirësimi më i nevojshëm që Pique duhet të bëj në sezonin vijues. Ai duhet të bëhet lider i mbrojtjes së Barcelonës, ose kjo e fundit nuk do të mbijetojë.

Puyol kaloi shumë sezone duke formuar murin e mbrojtjes bashkë me Piquen, dhe duke bashkpunuar shumë mirë me të. Që kur atë e kapën lëndimet, Pique nuk dukej më ai mbrojtsi që tifozët e Barcelonës janë mësuar ta shohin.

Është e vërtetë se Piques i mungon lideri që ishte në krah të tij, por tanimë ai duhet të e marrë vetë rolin e liderit.

Ka kaluar disa vite duke mësuar nga Puyol, dhe tanimë është koha që të i përdor ato mësime. Mbrojtja e Barcelonës i takon Piques tashmë, dhe është tejet e nevojshme që ai të bëhet lideri.

A pajtoheni edhe ju me këtë analizë? Çfarë përmirësime tjera duhet të bëjë Pique apo mbrojtja e Barcelonës në përgjithësi? A mund të jetë Pique lideri që i duhet Barcelonës? Shprehuni në hapësirën për komente.

0 comments:

Post a Comment

Shperndaje