Pse fituesi i sezonit 2013-2014 të Ligës së Kampionëve, ka gjasa reale të jetë Italian?

13.7.13


Ngjarjet më të bujshme në këtë verë, që ka qenë shumë aktive për nga transferimet, ishin padyshim ato të aderimit të Guardiolës tek kampioni evropian - Bayern, apo edhe Trasnferimi i Neymarit tek Barcelona.

Gjithsesi, prapa nuk mbetën as ekipet që janë në pronësi të miliarderëve Rus, Aziatikë apo Arab, të cilat nuk ndaluan e as nuk po ndalojnë se harxhuari. PSG, Monaco, ekipet që po transferojnë për të pasur primatin në Francë, po edhe për të qenë konkuruese në Evropë, janë vetëm disa nga këto ekipe. Me PSG që është afër Cavanit, dhe me Monacon që ka sjellur një kontigjent lojtarësh, të udhëhequr nga Super-Sulmuesi Falcao, kampionati Francez duket se do të jetë shumë interesant.

Premier Liga Angleze - vjen me menaxher të rinjë në top 3 klubet, përkatësisht Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, duke pretenduar kështu që të kapin majat e Evropës.

Por, sfida për primatin është rritur shumë në Itali.

Juventus, momentalisht jo vetëm se është ekipi më i rrezikshëm Italian në Evropë, por po cilësohet edhe si një ndër top 5 ekipet e kontinentit aktualisht.

Transferimet e Tevez dhe Llorente, e kanë rritur ndjeshëm cilësinë e sulmit të këtij ekipi, për të cilin është përfolur tash e sa kohë. Kjo pritet që të sjellë një lloj barazimi me mesfushën e mbrojtjen e Juves, që po konsiderohen ndër repartet më të forta respektive në evropë.

Mesfusha, me lojtarë cilësor si Pirlo, Vidal e Marchisio, e poashtu edhe super-talenti Pogba, për të cilin Conte ka ndëruar skemën në ndeshjet e fundit të sezonit që lamë pas, vazhdon të jetë ndër më të fortat në evropë, dhe të mbetet e fortë si në sezonin paraprak.

Klubi i vetëm që mund të cilësohet superior ndaj Juventusit tani për tani, vazhdon të mbetet Bayerni (që edhe e eliminoi këtë ekip në sezonin e fundit të Champions dhe e fitoi këtë kompeticion).

Përveç Juves, si një "rrezik i dytë", do të mbetet Napoli, që kualifikohet për herë të dytë në tre kompeticionet e fundit të Champions.

Sigurisht se do të jetë një Napoli krejtësisht tjetër nga ai 2011/2012, pas largimit të Lavezzit, dhe poashtu të Cavanit (që si duket është shumë pran kalimit tek PSG).

Por, megjithatë Napoli nuk po qëndron duarkryq. Përpos disa transferimeve të realizuara tashmë, dhe tratativave për lojtarë tjerë, Napoli ka edhe Rafa Benitez, një menaxher me shumë eksperiencë, dhe që e ka fituar Champions. Madje, menaxheri i Juventusit Antonio Conte, ka thënë për Benitezin se është një Menaxher i nënvlersuar nga të tjerët.

Ai ka rreth 63 milionë euro (klauzola e Cavanit), plus fonde tjera nga Presidenti Aurelio De Laurentis për të e përforëcuar skuadrën akoma më shumë (tashmë i ka bërë transferime si Dries Mertens nga PSV, Jose Maria Callejon nga Real Madrid, dhe është shumë pranë portierit Julio Cezar).

Dhe në fund, por jo më pak i rrezikshëm, "ujku i vjetër" - Milan. Milan do të luaj në rundin kualifikues të Champions, dhe nuk pritet të ketë problem që të vazhdojë në fazën e grupeve. Megjithatë, Galliani pritet të bëjë më shumë në këtë merkato, që të rris ambiciet e Milanit në këtë garë.

Me një lojtar të kalibrit të Balotellit, Milan mund të vazhdojë fazën e grupeve, e pse jo edhe të kalojë një fazë të mëtejme, por për të qenë një pretendent kryesor, duhet të investojë më shumë, dhe të e forcojë skuadrën, që tashmë është në zhvillim e sipër.

Sigurisht, favorit për këtë edicion do të jetë përsëri Bayerni i Guardiolës, që megjithatë do të i duhet pak kohë që të adaptohet me skemat e këtij të fundit. Dhe, të mos harrojmë se që nga 1990, asnjë skuadër nuk ka arritur ta mbrojë këtë titull.

Barcelona në anën tjetër duhet që ta integrojë në ekipin e vet Neymar, dhe të shpresojë që kjo të mos ndikojë në formën e futbollistit më të mirë në botë aktualisht, Lionel Messi. Nëse arrin që këto dy komponentë të i përshtatë mirë, dhe me transferimin e një mbrojtësi, Barcelona do të jetë pretendente kryesore me Bayernin.

Pra, nëse rivalët tjerë kanë bërë ndryshime të mëdha, dhe duhet të përshtaten, Juventus me përvojën dhe bazën e krijuar në 2 kampionatët e fundit, duket të jetë një hap para rivalëve në këtë aspekt.

Të gjithë i dimë vështirësitë nëpër të cilat po kalon futbolli Italian, por me pak fat, dhe me shumë angazhim, mund të shohim një fitues Italian garës më të madhe Evropiane, pas shumë vitesh.


0 comments:

Post a Comment

Shperndaje