Disa aspekte pozitive të largimit eventual të Cavanit nga Napoli |
Klube të shumta Europiane janë lidhur me një kalim të mundshëm të Cavanit nga Napoli tek to, e megjithatë ekipi që së fundmi duket se ka arritur të përmbushë kërkesat e klubit është PSG.
Megjithatë, me zhvillimet e fundit dhe me atë që jemi mësuar të shohim në merkato në të kaluarën, asgjë nuk i dihet.
Për Napolin, por edhe për tifozët e këtij klubi, do të ishte më mirë që të lihej tashmë pas Cavani e të shikohet përpara.
Klauzola e largimit të tij mbetet 63 milionë euro, dhe me këto para Napoli do të mund të investonte shumë në përforcimin e skuadrës.
Tashmë thashethemet për transferime kanë fillluar, dhe lojtari që po lidhet me një transferim te Napoli është sumuesi i Cityt, Edin Dzeko. Sigurisht se do të ishte një fillim i mirë ky, por Napoli nuk duhet të ndalet me aq.
Napoli tashmë ka filluar përforcimet, së fundmi morrën edhe portierin Brazilian Rafael për 5 milion euro, pasi që flitet se De Sanctis është afër Romës.
Mirëpo, Napoli duhet të përforcohet në çdo repart. Mbrojtja ishte jo edhe aq e qëndrueshme sezonin e fundit, e edhe mesfusha ka nevojë që të përforcohet. Veç asaj, nëse llogarisim se largohet Cavani, Benitezit do të i duhet një përforcim i mëtutjeshëm i sulmit.
Kurrë nuk është lehtë të e shohësh duke u larguar një lojtar që ka domethënie aq të madhe të klubit, por Napoli duhet të përfitojë nga kjo situatë dhe të përforcohet.
Nëse Napoli ka dëshirë që të jetë një kandidat serioz për Champions, Serie A e kupën e Italisë, sigurisht se duhet të forcojë formacionin startues. Juventus tashmë po e përforcon formacionin që edhe e kishte të mirë sezonin e fundit. Milani ka dy sulmuesit El Sharaawy e Balotelli, dhe pritet që të bëjë ca transfere. As Interi, Fiorentina (me transferime shumë të mira) e Roma nuk janë prapa.
Nëse Napoli dëshiron të jetë kompetitiv edhe në sezonin e ardhshëm, do të duhet të mendoj seriozisht për përforcime. Shitja e Cavanit do të i jepte fonde më se të mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë.
0 comments:
Post a Comment