Llorente në Juventus, analizë e shkurtër

14.7.13

Si mund ta shfrytëzojë më së miri Juventusi Llorenten

Gjatë afatit kalimtar të Janarit, Juventus deklaroi se do të sjell në Qershor sulmuesin e shumëkërkuar të Bilbaos, Fernando Llorente.

Ai iu bashkangjit ekipit më 1 korrik, dhe tanimë do ta vazhdojë karierën e tij tek "Zonja e Vjetër".

Pas 5 sezoneve me gola dy-shifror, në sezonin e fundit Llorente shënoi vetëm një gol në La Ligën Spanjolle. Kjo, sigurisht pas "dënimit" që morri nga menaxheri Marcelo Bielsa.

Qëndrimi i Llorentes ishte arsyeja kryesore pse ai e nxehte pankinën - pasi që ai ia bëri të qartë drejtuesëve të Bilbaos se do të largohet në një klub më të madh dhe me ambicie më të mëdha.

Mirëpo, nëse e harrojmë sezonin e fundit, mund të shohim një Llorente krejt ndryshe. Në fakt, shohim njërin ndër sulmuesit Spanjoll më në formë. Është një sulmues tipik, dhe sidomos shumë i mirë në ajër.

Ai është sidomos i mirë kur vjen puna tek gjuajtjet e lira. Në sezonet e fundit ai e ka rritur vetëbesimin dhe ka mësuar se si të i kombinojë aftësitë e tij me fizikun, duke arritur kështu që të jetë më agresivë dhe direkt në lojën e tij.

Llorente bashkohet me një ekip që në fakt ka vuajtur shumë në repartin sulmues. Ai pritet që të jetë partner me një lojtar tjetër që Juventusi e transferoi - Carlos Tevez, duke formuar kështu një sulm të frikshëm.

Llorente pritet që të merr shumë topa në ajër, ku edhe është shumë i fortë. Nga të dyja krahët, Asamoah e Lichsteiner, po edhe nga mesi i fushës "magjistari" Pirlo, pritet që ta furnizojnë jo pak Spanjollin me topa të gjatë e të lartë.

Gjithsesi në fund, Llorente duhet të e harroj sezonin që la pas sa më shpejtë, dhe të shpresojë se do të përshtatet shpejtë tek Juventusi, po edhe tek kampionati Italian.

Ju çfarë mendoni për këtë transfer? A mendoni se Llorente do të përshtatet me lojën e Juventusit? Shprehuni në hapësirën për komente.

0 comments:

Post a Comment

Shperndaje